About

Në lidhje me ngritjen e duarve në namaz (Ref’ulJedejn) – 1

Nga Ebu el-Alâ Muhamed Abdur-Rahim bin Abdur-Rahim el-Mubarekpûri
Tuhfetul-Ahwedhî bi Sherh Xhâmi et-Tirmidhî (2/88-100)
(Fillimi i citatit nga et-Tirmidhî)
Kaptina 189 – Ngritja e duarve në ruku
255: Kutejbe dhe Ibn ebî Umer na e përcolli duke thënë: Sufjan bin
Ujejneh na e përcolli: nga ez-Zuhrî: nga Sâlim: nga baba i tij (ibn
Umer), i cili tha:
“Pashë të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selam) të
ngrinte duart deri te krahët, kur e niste namazin, si dhe kur binte
në ruku dhe kur ngrinte kokën nga rukuja”, dhe Ibn Umer shtoi
në këtë hadith:”... dhe ai nuk e bëri këtë mes dy sexhdeve”.
256: Ebu Isâ (et-Tirmidhî) tha: el-Fadl bin es-Sebbâh el-Baghdadî na
e përcolli: Sufjan bin Ujejneh na e përcolli: ez-Zuhri na e përcolli: si
në hadithin e Ibn Umerit me këtë isnad.
Ai tha: Hadithet që kanë të bëjnë me këtë temë, janë përcjellë nga
Umer, Alî, Wa’il bin Huxhr, Malik bin Huwejrith, Enes, Ebu Hujere,
Ebu Hamid, Ebu Ujejd, Sehl bin Sa’d, Muhamed bin Muslimeh, Ebu
Katadeh, Ebu Musâ el-Esharî, Xhabir dhe Umeir el-Lejthî.
Ebu Isâ tha: Hadithi i Ibn Umerit është hasan sahih, dhe këtë
qëndrim (që përmendet në hadith) e mbanin disa dijetarë nga
Sahabët e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), ndër ta: Ibn Umer,
Xhabir bin Abdullah, Ebu Hurejre, Enes, Ibn Abas, Abdullah bin
Zubejr dhe të tjerët.
Ndër Tab’inët ishin: Hasan el-Basri, Atâ, Tâwus, Muxhahid, Nâfi,
Sâlim bin Abdullah, Se’id bin Xhubejr dhe të tjerët.
Këtë qëndrim e patën edhe Malik, Ma’mer, Ewza’i, Ibn Ujejneh,
Abdullah bin Mubarek, esh-Shâfi, Ahmed, dhe Is’hak.
Abdullah ibn Mubarek tha:
“Hadithi i atij që ngre duart, është vërtetuar”, dhe ai përmendi
hadithin e Sâlimit nga baba i tij (dmth nr.255 & 256), “dhe s’është
vërtetuar hadithi i Ibn Mes’udit se ‘Pejgamberi (alejhi selam) nuk
i ngrinte duart, përveç në herën (tekbirin) e parë’”.
Kjo na është përcjellë nga Ahmed bin Abdeh el-Amulî: Wehb bin
Zem’eh na e përcolli: nga Sufjan bin Abdil-Malik: Abdullah bin elMubarek.
Jahja bin Musâ na e përcolli, Isma’il bin Ebi Aweis na e përcolli se
Malik bin Enes mbante qëndrimin se personi duhet t’i ngrejë duart
në namaz.
Jahja tha: Abdur-Rezak na e përcolli se Ma’mer mbante qëndrimin
se personi duhet t’i ngrejë duart në namaz.
Dëgjova el-Xhârud bin Mu’âdh të thoshte se Sufjan bin Ujejneh,
Umer bin Harûn dhe en-Nadr bin Shumejl i ngrinin duart, kur binin
në ruku dhe kur ngrinin kokat e tyre (nga rukuja).
Hennâd na e përcolli: Weki na e përcolli: nga Sufjan: nga Asim bin
Kulejb: nga Abdur-Rahman ibn el-Eswed: nga Alkame, i cili tha: Ibn
Mes’ud tha:
“A nuk do që të fali me ty namazin e të Dërguarit të Allahut
(alejhi selam)” dhe ai u fal dhe nuk i ngriti duart, përveç në herën
(tekbirin) e parë.
Et-Tirimidhi tha: Hadithet që kanë të bëjnë me këtë, përcillen nga elBerâ bin Azib.
Ebu Isâ tha: Hadithi i Ibn Mes’udit është hasan hadith.
Këtë qëndrim (që personi t’i ngrejë duart vetëm një herë në fillim të
namazit) e mbanin më shumë se një nga dijetarët ndër Sahabët e
pejgamberit si dhe ndër Tabi’inët. Ky është dhe qëndrimi i Sufjanit
(eth-Theuri) dhe i banorëve të Kufes.
(Mbaroi citati nga Xhamî et-Tirmidhi)

Thënia e tij:“... ngrinte duart deri te krahët, kur e niste
namazin, si dhe kur binte në ruku dhe kur ngrinte kokën nga
rukuja”
Kjo përbën dëshmi të qartë se ngritja e duarve në këto vende
është një sunet, dhe kjo është e vërteta dhe e sakta.
Buhari citon në Sahih e tij, pas këtij hadithi të Ibn Umerit, nga
shejhu i tij Alî bin el-Medenî, i cili tha:”Është detyrë për
muslimanët që t’i ngritin duart kur të bien në ruku dhe kur të
ngrihen prej rukusë, për shkak të këtij hadithi të Ibn Umerit”.
Kjo deklaratë ndodh në versionin e Sahih, të përcjellë nga Ibn
Asâkir. Imam Buhari e përmendi në Xhuz Ref’il-Jedejn dhe u
zgjerua në këtë, dhe ai ishte më i dituri i kohës së tij.

Thënia e tij:”... dhe ai nuk e bëri këtë mes dy sexhdeve”.
Në një shënim në Buhari:”...dhe ai nuk bëri këtë kur bëri
sexhde e as kur ngriti kokën nga sexhdeja”.

Thënia e tij:”Hadithet që kanë të bëjnë me këtë temë, janë
përcjellë nga ... (burimet e transmetimeve janë lënë jashtë)”
Es-Sujûtî tha në el-Ez-hâr el-Mutenâthire fil-Ekhbâr elMutewâtire:
”Hadithet e ngritjes së duarve (kur bie në ruku) nga
pejgamberi (alejhi selam)janë mutewâtir. Buhari dhe Muslim
e përcjellin këtë nga Ibn Umer dhe Malik bin el-Huwejrithe;
Muslim e përcjell këtë nga Wa’il bin Huxhr; të Katërtit nga
Alî; Ebu Daud nga Sehl bin Sa’d, Ibn ez-Zubeir, Ibn Abas,
Muhamed bin Selemeh, Ebu Usejd, Ebu Katadeh dhe Ebu
Hurejre; Ibn Maxhe nga Enes, Xhabir dhe Umejr el-Lejthi;
Ahmed nga el-Hekm bin Umejr; el-Bejheki nga Ebu Bekr
dhe el-Berâ; ed-Dârekutnî nga Umer dhe Ebu Musa; etTaberanî nga Ukbeh bin Amir dhe Muadh bin Xhebel”.
El-Hafidh (Ibn Haxher) tha në el-Fet’h:
”Buhari e përmendi se ngritja e duarve para rënies në ruku
dhe gjatë ngritjes prej rukusë përcillet nga shtatëdhjetë
Sahabë. El-Hakim dhe Ebu el-Kâsim ibn Mendeh
përmendin se ndër ata që e përcjellin këtë janë dhe të
Dhjetët që u qe premtuar Xheneti. Shejhu jonë, Ebu el-Fadl
el-Hafidh (el-Irakî), përmendi se ai kishte hetuar të gjithë
ata që e kanë përcjellë këtë prej tij nga Sahabët dhe ata
mbërrinin pesëdhjetë (Sahabë)”.
Esh-Shewkânî tha në en-Nejl:
”El-Bejheki përvijon në Sunen-in e tij dhe Khilâfijât emrat e
atyre që përcjellin ngritjen e duarve (para rënies në ruku)
dhe ata mbërrijnë në tridhjetë Sahabë. Ai tha:’Dëgjova elHakim të thoshte:’Të Dhjetët të cilëve u qe premtuar
Xheneti, e përcollën këtë sunet, si dhe të tjerë nga Sahabët
më të mëdhenj’, dhe është siç tha ai. El-Hakim dhe elBejheki, po ashtu, thanë:’Përveç këtij, nuk dihet për ndonjë
sunet për të cilin ranë dakord të Dhjetët dhe ata pas tyre nga
Sahabët më të mëdhenj, për shkak se ata ishin shpërndarë
nëpër vende të ndryshme’”.

Thënia e tij:”...dhe disa dijetarë nga Sahabët e pejgamberit
(salallahu alejhi ue selam) e mbanin këtë qëndrim...”
El-Hafidh (Ibn Haxher) tha në el-Fet’h:
”Muhamed bin Nasr el-Merwezî tha:’Dijetarët e vendeve u
pajtuan rreth ligjshmërisë së këtij (suneti), përveç banorëve
të Kufes’. Dhe el-Buhari shkroi një punim të veçantë mbi
këtë çështje dhe ai përcjell në të nga el-Hasan dhe Humeid
bin Hilâl:’Se Sahabët e bënin këtë (ngrinin duart)’. Buhari
komentoi duke thënë:’Dhe el-Hasan nuk përjashtoi askënd
(nga ngritja e duarve)’”.
Them: el-Buhari tha në Xhuz Refil-Jedejn:”el-Hasen dhe
Humeid bin Hilâl thanë:’Sahabët e të Dërguarit të Allahut
(alejhi selam) i ngrinin duart’ dhe ata nuk përjashtuan askënd
nga Sahabët e pejgamberit (alejhi selam). Sipas dijetarëve, nga
Sahabët e pejgamberit (alejhi selam) nuk është vërtetuar
mosngritja e duarve nga ai (alejhi selam). Kjo që përshkruam,
po ashtu, përcillet nga një numër Sahabësh si dhe nga një
numër i dijetarëve të Mekës, Hixhazit, Irakut, Sirisë, Basrës,
Jemenit dhe një numër sish nga Khurasani.
Ndër ta: Se’id bin Xhubeir, Atâ bin ebî Rebah, Muxhahid, elKâsim bin Muhamed, Sâlim bin Abdullah bin Umer bin elKhatab, Umer bin Abdil-Aziz, Nu’man bin ebî Ajjâsh, elHasan, Ibn Sirin, Tawus, Me’khul, Abdullah bin Dinâr, Nâfi,
robi i Abdullah ibn Umerit; el-Hasan bin Muslim, Kajs bin Sa’d
dhe shumë të tjerë.
Është përcjellë nga Umm ed-Derdâ se ajo i ngrinte duart.
Abdullah ibn Mubarek i ngrinte duart dhe, po ashtu, edhe
bashkëmendimtarët e tij përgjithësisht, ndër ta: Alî ibn Husejn,
Abd ibn Umer, Jahja bin Jahja, Muhadithinët e banorëve të
Buharës: Isâ bin Musâ, Ka’b bin Se’id, Muhamed bin Sel’lâm,
Abdullah bin Muhamed, el-Musnedî dhe shumë të tjerë që
s’mund të numërohen.
Midis dijetarëve s’ka kurrfarë dallimi rreth asaj çfarë
përshkruam. Abdullah bin Zubeir, Alî bin Abdullah, Jahja ibn
Ma’în, Ahmed ibn Hanbel dhe Is’hak bin Ibrahîm i vërtetuan
shumicën e këtyre haditheve dhe i konsideruan të jetë e
vërteta, dhe këta ishin dijetarët e kohës së tyre”.

Thënia e tij:”Këtë qëndrim e patën ...Abdullah bin Mubarek,
esh-Shâfi, Ahmed, dhe Is’hak”.
Dhe ky është qëndrimi i Malikut, duke qenë kjo e fundit dhe
më e vërtetuara nga dy thëniet prej tij.
El-Hafîdh tha në el-Fet’h:
”Ibn Abdil-Berr tha:’Kurrkush nuk përcjell lënien e ngritjes
së duarve nga Malik, përveç el-Kasîmit, dhe ajo që ne
marrim është ngritja e duarve si në hadithin e Ibn Umerit.
Kjo është çfarë përcollën Wehb dhe të tjerët nga Malik,
kurse et-Tirmidhi nuk përcjell nga Maliku qëndrim tjetër
pos këtij’.
El-Khatâbî citoi – dhe el-Kurtûbî e ndoqi atë në el-Mufhin –
se e fundit nga dy thëniet dhe më e vërtetuara prej tij ishte
kjo.
Dhe unë s’kam parë Malikitë të përdorin ndonjë dëshmi për
lënien e ngritjes së duarve, përveç thënie së Ibn Kasîmit”.
Ez-Zejla’i tha në Nesb er-Râjeh duke cituar nga Xhuz Ref’ilJedejn të el-Buharit:
”Ibn Mubarek i ngrinte duart dhe, siç dihet, ai ishte më i
dijshmi ndër njerëzit i kohës së vet.Ibn el-Mubarek tha:’U
fala mbrapa Nu’manit (Ebu Hanifes) dhe i ngrita duart,
kështu që ai më tha:’Kam frikë se ti do që të fluturosh’. Unë
iu përgjigja:’Nëse nuk fluturova në të parën (ngritjen e
parë), atëherë s’do të fluturojë as në të dytën’. El-Weki
tha:’Allahu e pastë mëshiruar Ibn el-Mubarekun. Ai i kishte
të gatshme përgjigjet’”.

Thënia e tij:”... ai (salallahu alejhi ue selam) nuk i ngrinte
duart, përveç në herën (tekbirin) e parë”.
Ata që thonë se ngritja e duarve para rënies në ruku dhe gjatë
ngritjes nga rukuja është shfuqizuar, e nxjerrin dëshminë e
tyre nga ky hadith. Mirëpo, ky hadith është da’if siç do të
shihet më vonë. Dhe s’ka hadith të vërtetë që mbështet këtë
qëndrim.